flybileta L.L.C.

Aktuelles bei flybileta L.L.C.

 

  • Aktuelles


Sa ditë mund të qëndroj në zonën Shengen?

Udhëtimi pa vize ju mundëson qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë brenda periudhës prej 180 ditësh (çdo gjashtë muaj).

Si llogaritet periudha 90 ditë brenda periudhës prej 180 ditësh?

Periudha 90 ditë fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në zonën Shengen. Për shembull, nëse më datë 1 janar 2024 ju hyni për herë të parë në zonën Shengen , periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon pas 180 ditësh që nga data 29 qershor 2024. Pra, brenda këtyre 180 ditëve ju mund të qëndroni në zonën Shengen vetëm deri në 90 ditë. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen , duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha e fundit gjashtë mujore.

Çfarë dokumente duhet të marr me vete?

✓ Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);

✓ Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;

✓ Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hoteleit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;

✓ Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyesë;

✓ Nëse udhëtohet me veturë, dokumentacioni e nevojshëm të veturës;

✓ Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

A mund të udhëtoj për arsye shëndetësore?

Kur arsyetohet juve ju mundësohet udhëtimi në zonën Shengen për trajtime shëndetësore. Ky udhëtim duhet të jetë brenda periudhës maksimale prej 90 ditëve. Varësisht nga shteti që vizitohet juve mund t'ju kërkohet dokumentim të ndryshme si pjesë e verifikimit të kushteve për qëndrimin tuaj. Për shembull, juve mund t'ju kërkohet dëshmi nga institucionet shëndetësore pritës si dëshmi për trajtimin shëndetësor të planifikuar apo ftesa për analizat mjekësore. Gjithnjë ju të keni kujdes që trajtimi shëndetësor duhet të përfundojë brenda periudhës 90 ditore. Nëse trajtimi do të zgjasë më shumë se 90 ditë, atëherë duhet të siguroni vizën përkatëse përmes ambasadës përgjegjëse.

Çfarë pasojë mund të keni në rast të shkeljeve eventuale?

Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vize, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare, shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.

Kush nuk mund të udhëtojë në zonën Shengen?

Personat që figurojnë në listat e personave që përbëjnë rrezikim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

Personat ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje, qoftë edhe në një nga vendet e zonës Shengen, apo kanë qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohej për raste të qëndrimit të paligjshëm.

A mund të më refuzohet hyrja në shtetet e zonës Shengen?

Policia kufitare e shtetit Shengen ka të drejtë t'i mohojë hyrjen çdo qytetar në rast se:

Nuk ka pasaportë me vlefshmëri të mjaftueshme (minimumi 3 muaj pas periudhës së planifikuar të qëndrimit nga zona Shengen);

Paraqet dokumente të falsifikuara;

Nuk posedon dokumente që dëshmojnë qëllimin e udhëtimit;

Nuk paraqet dëshmi se ka mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit;

Ka tejkaluar 90 ditë qëndrim në periudhën 180 ditore;

Paraqet rrezik për sigurinë publike, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare për një apo më shumë shtete të Shengenit;

Kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi që karta se ka për qëllim një gjë të tillë.

A nënkupton liberalizimi punësim në shtetet e zonës Shengen?

Jo! Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi në shtetet e zonës Shengen.

A do të më duhet të aplikoj për vizë studentore nëse planifikoj të udhëtoj në zonën Shengen për studime?

Po, ju duhet të aplikoni për një vizë studentore nëse keni ndërmend të kryeni studime që i kalojnë 90 ditët e qëndrimit në zonën Shengen brenda një periudhe prej 180 ditësh. Për studime duhet të aplikoni për një vizë studimore derisa dokumentet e nevojshme dhe rregullat ndryshojnë nga vendi në vend. Prandaj rekomandohet që të konsultoheni me ambasadën ose konsullatën e vendit në të cilin planifikoni të filloni studimet.

Me rëndësi:

Hyrja pa vizë në Bashkimin Evropian nuk është e garantuar. Hyrja mund të refuzohet nga policia kufitare në rast se nuk keni pasaportë valide me afat të mjaftueshëm, nuk keni dokumente që dëshmojnë qëllimin e udhëtimit dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare për qëndrimin e planifikuar në zonën Shengen, apo në të kundërt keni tejkaluar 90 ditë qëndrim në periudhën 180 ditore.

Për më shumë informata vizitoni https://integrimievropian.rks-gov.net